18.06.2024 - 14:34
Partia Lëvizja e Legalitetit prezantoi këtë të hënë programin zgjedhor për garën elektorale të vitit 2025. Nga Konventa Kombëtare, Lëvizja e Legalitetit kërkon hapjen e listave, votë për diasporën dhe rikthim të koalicioneve.
Kryetari Shpëtim Axhami, bëri thirrje për bashkim të opozitës dhe ndëshkim me votë për mazhorancën.
Ndërkohë, Lurian Mena lexoi dhe mesazhin e dërguar nga Princ Leka për anëtarët e konventës dhe në fjalët e tyre nuk e fshehën dëshirën për kthimin e monarkisë në vend.