MENU
klinika

Hoxha: Nuk do lënë askënd të gëzojë atë pozicion…!

Lëvizja e radhës pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Himarës

05.06.2024 - 17:01

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Himarës, gazetari Artan Hoxha u shpreh se “nuk do të lejojnë askënd të gëzojë të pozicion përveç Fredi Belerit”.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari Hoxha u shpreh se edhe nënkryetari Pervin Gjikuria që mund të marrë drejtimin e bashkisë, ka deklaruar se do të tërhiqet nëse do të ketë konflikte si në të kaluarën.

“Nuk do lënë askënd të gëzojë pozicion, veç Fredi Belerit. Pervin Gjikuria ka thënë nëse do ketë konflikte si në të kaluarën, do tërhiqem. Himara është problem më vete, në kulmin e sezonit pa drejtues. Drejtuesi është në burg, atë që ka votuar populli nxirreni nga burgu dhe lëreni të bëjë detyrën.

Beleri seancën e fundit e sabotoi, ndërsa një vit kishin bërë presion dhe të gjitha lëvizjet, në momentin kur gjykata e avancoi procesin, ata e sabotuan, se nuk donin një vendim të formës së prerë dy ditë para zgjedhjeve të parlamentit Europian.

Belerin e ndihmon sabotimi dhe ngjarja me Sokol Mëngjesin, i jep mundësinë të jetë kandidat për eurodeputet, i cili është zgjedhur por nuk e ka bërë dot betimin në Republikën e Shqipërisë. Kjo që ka ndodhur sot këtu, është situatë e stisur, askush nuk do e gëzojë atë pozicion”,-u shpreh Artan hoxha./m

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pak javë në krye të detyrës

Jep dorëheqjen Blerina Bala!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin