18.06.2024 - 10:11
Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen sot provimit të Matematikës për të testuar njohuritë e tyre.
Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.
Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Por, Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimit.
Testimet përfundojnë më 24 qershor me provimin e një lënde që maturantët e kanë zgjedhur kohë më parë.