Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin!
Por, në mbledhje janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar.
Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Parlament më 30 Maj me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.
Ky komisioni mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim. Ndërsa kundër votuan Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.
Seanca parlamentare u shoqërua me debate pasi opozita u shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni, ndërsa Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale.
Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.
SYNIMET E KOMISIONIT
Komisioni i Posaçem do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.