MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

24.06.2024 - 10:51

Shqipëria dhe Spanja janë përballur me të njëjtët kundërshtarë të fortë në grup – Italinë e Kroacinë. Kemi qenë më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

Statistikat e kompanisë së mirënjohur FlashScore tregojnë se Spanja ka dominuar në grupin tonë për sa i përket numrit të sulmeve gjithsej, numrit të gjuajtjeve drejt portës, numrit të gjuajtjeve në kuadrat, dhe numrit të golave të shënuar. Tabela e mëposhtme demonstron se sa deficit kemi ne për këta tregues të sulmit, krahasuar me Spanjën.

Po sa efektivë kemi qenë ne në sulm në dy ndeshjet përballë Italisë e Kroacisë, dhe sa Spanja përballë kundërshtarëve të njëjtë?

Tabela e mëposhtme demonstron, se plot 52.3% e sulmeve tona kanë përfunduar me gjuajtje drejt portës, përkundër 34.8% të Spanjës. Në shënjestrimin e gjuajtjeve kemi patur një epërsi të lehtë – 39.1% e gjuajtjeve tona kanë përfunduar brenda kuadratit të portës, përkundër 38.7% të Spanjës. Ndërsa shndërrimin në gola të gjuajtjeve brenda kuadratit e kemi patur më të lartë se të Spanjës – 33.3% vs. 25%.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Meqë Spanja e ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup, mund të mos luajë ndaj nesh aq intensivisht apo me të njëjtët futbollistë që luajti në dy ndeshjet e para. Kurse ne do të luajmë me futbollistët tanë më të mirë dhe me intensitet 110%!