MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

14.06.2024 - 14:16

Me përkufizim, sondazhet online të portaleve nuk përfaqësojnë opinionin publik të një vendi – ato përfaqësojnë përafërsisht opinionin e audiencës së tyre. Por meqë audienca e BalkanWeb ka qenë tradicionalisht e diversifikuar, sondazhet e këtij portali mund të konsiderohen si një proksi statistikor i opinionit publik në përgjithësi.

Pas këtij shpjegimi hapës statistikor, vlen të analizohet sondazhi më i fundit online në BalkanWeb, ku u pyet “A duhet PD të ketë Berishën kandidat për kryeministër apo dikë tjetër?”.

Më pak se 30% e 1803 të vetanketuarve mendojnë se Berisha duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD-së, ndërsa mbi 66% janë të mendimit të kundërt (4% janë të pavendosur). Ky rezultat tregon se ka një alergji të madhe ndaj kandidimit të Berishës për kryeministër për të disatën herë.

Berisha e di vetë përse është i vendosur të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit, por njerzit përreth tij duhet të ndërgjegjësohen se me Berishën si kandidat, mund të kenë me vete vetëm 30% të elektoratit. Gjë që i siguron ata se do të jenë në opozitë deri më 2029!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN