Mediat italiane dy ditë përpara evropianit, kanë nisur nga analiza e Grupit B, grup në të cilin bënë pjesë edhe kombëtarja “azzurre”. Ajo që bie në sy në këtë analizë është edhe komenti mbi kombëtaren e Sylvinhos.
“Asgje nuk ndodh rastësisht. Një projekt efikas i strategut Sylvihno, i cili duket se ka mësuar shumë duke qenë asistent i Roberto Mancinit. Me krenari kjo skuadër mund të provojë të luajë deri në fund shancet e saj këtë evropian. Asllani dhe Bajrami janë talentet e skaudrës”.
Italia në grupin më të vështirë të mundshëm
Kombëtarja e Spallettit ndërkohë sipas shtypit Italian ndodhet në grupin më të forte të mundshëm. Kampionë në fuqi, por që i kanë shanset e pakta për të përsëritur suksesin e 3 viteve më pare në Wembley. Pikat më të forta, mbrojta e kryesuar nga mbrojtësit e Interit dhe padyshim Barella në mesin e fushës, i cili do të jetë pika e referimit e kësaj skuadre. Ndërkohë në sulm e gjithë vëmendja është te Scamacca. i cili I mbështetur nga Chiessa duhet të tregohen sa më shumë rezultativë përpara portës.
“Flamengo” spanjolle e dirigjuar nga De La Fuente
Spanja, mbetet kundërshtari historik i Italisë. Këtë herë vihet re një ndryshim brezash te “La Roja”, e cila ka një skuadër me një moshë mesatare të re, nën dirigjimin e teknikur De La Fuente. “Ylli” i kësaj skuadre mbetet Lamine Yamal, Barcelonës.
Kroacia, shanci i fundit për brezin e artë të futbollistëve
Për kroatët, ish kampionët e botës në Rusi 2018, ky evropian do të jetë edhe shanci i fundit për të fituar një trofe, për gjeneratën e jashtëzakonshme të futbollistëve, siç janë: Modriç, Perisiç apo Brozoviç. Forca e kësaj skuadre? Padyshim mesi i fushës me në krye “dirigjentin” Luka Modriç
Grupi B është cilësuar me të drejtë nga opinioni sportiv edhe si Grupi i Ferrit, pasi në të ndodhen skuadra me një potencial të jashtëzakonshëm si dhe me një histori suksesi në të kaluarën.