MENU
klinika

"Duke filluar nga dita e martë, pritet të..."

Meteorologia zbulon si do të ndryshojnë temperaturat

10.06.2024 - 14:56

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës në vendin tonë.

“Vendi ynë ka nisur në ndikimin e vranësirave kryesisht në zonat veriore; veriperëndimore, madje ka pasur momente me pika shiu. Parashikohet që orët vijuese të sjellin përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike duke risjellë motin e kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sa i përket vlerave termike minimalet shënohen në zonat malore 12 gradë, por presim që mesdita të sjellë temperatura deri në 32 gradë. Bregdeti luhatet në temperatura 17 minimalet dhe maksimalet deri në 33-34 gradë.

Ndërsa temperaturat më të larta do të regjistrohen më në brendësi të territorit, kryesisht Berat, Gjirokastër, qarku i Elbasanit ku presim vlera deri në 36 gradë. Ditën e martë parashikohet që moti të jetë i kthjellët, në orët e para të mëngjesit ka rënie të lehtë të temperaturave. Temperaturat përgjatë kësaj jave, pas ditës së mërkurë deri në ditën e premte do të jenë 34-35 gradë.

Ndërkohë Republika e Kosovës, do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, nuk do të mungojnë reshjet që do të jenë pas mesjavës. Nga dita e martë në vijim do të ketë rënie të lehtë të temperaturave. Edhe Maqedonia e Veriut parashikohet të jetë me një mot të kthjellët, madje parashikohet të jetë me temperatura më të larta.”, tha ndër të tjera meteorologia Lajda Porja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I nxehti përvëlues në Shqipëri

Cilat do të jenë zonat me temperatura më ekstreme