MENU
klinika

“Evropa të përgatitet për ‘dallgë’ emigrantësh”

Minxhozi: Kampi në Gjadër, “eksperimenti” më i suksesshëm italo-shqiptar

05.06.2024 - 21:38

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi këtë të mërkurë kampin për emigrantët në Gjadër dhe në Shëngjin të Lezhës.

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se kriza e refugjatëve është shumë e rëndësishme dhe se duhet të trajtohet me kujdes. Gjithashtu nën

“Kemi jugun që mësyn veriun dhe në këtë mes futet eksperimenti deri tani i suksesshëm italo-shqiptar. Kjo tejkalon edhe këtë stinë të nxehtë ku Mesdheu do të behet një pritje emigrantëve. Evropa përgatitet sa herë që ngrohet moti, për të pritur dallgë refugjatësh. Dhe një nga kritikat e mëdha që është bërë është se një bazë me 3 mijë veta është vetëm disa javë prurje nga veriu u Afrikës në stinën e ngrohtë. Kujtojmë se paraardhësit e Melonit kanë ngritur zërin për financime të munguara.

Gjithë ata që kritikojnë edhe Shqipërinë duhet t’u kujtojmë që ne kemi pritur një prezencë që po e paguajmë shumë shtrenjtë siç është ajo e Muxhahedinëve. Me një fuqi jo të vogël siç është Irani, tregon se kjo bazë në Gjadër do të ketë një impakt më të vogël edhe për Shqipërinë sepse kemi të bëjmë me një shtet të zhvilluar si Italia dhe që është ofruar për të dhënë të gjitha resurset. Dhe meqë flasim për zgjedhjet europiane, Meloni nuk luan më brenda Italisë, ashtu si edhe Rama nuk luan brenda Shqipërisë”, u shpreh Minxhozi.

Nga ana e saj, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli shtoi se ky është një rast që do të ndihmojë në integrimin drejt BE.

Mimi Kodheli: Rama në këtë rast luan brenda Shqipërisë që të ndihmojë në integrimin në Bashkimin Europian.

Skënder Minxhozi: Loja që luhet në zgjedhjet europiane parashikon edhe ato emrat në listë. Një nga emrat për president në Komisionit Europian mund të jetë Tajani.