01.06.2024 - 12:25
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 49-vjeçarin Sokol Bushkolajn.
Bushkolaj gjatë protestës së zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, hodhi molotov dhe rrezikoi jetën e gazetarëve dhe të qytetarëve që ndodheshin në protestë.
Më herët prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 49-vjeçarin.