MENU
klinika

“Zbulo ikonën bizantine”

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar zbulon simbolikat e artit bizantin

12.06.2024 - 12:40

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, përmes ciklit “Zbulo ikonën bizantine”, fton artdashësit ta vizitojnë duke zbuluar sekretet e simbolikat e artit bizantin.

“Zbulo ikonën bizantine” sjell vazhdimisht informacione mbi botën e pikturës bizantine e veçanërisht mbi objekte të fondit të këtij muzeu. “Gjithë Shenjtorët” (IN 5791) është ikona e shekullit XVIII, me autorë Kostandin & Athanas Zografin.

Kjo ikonë vjen nga Kisha e Manastirit të Apostujve, Vithkuq.

Ikona me përmasa 50.5 x 117 cm paraqet përfaqësime nga të gjitha grupet e shenjtorëve, në pamundësi për të paraqitur të gjithë shenjtorët, ajo ndahet në gjashtë breza: Në pjesën e sipërme në një rreth i cili brendashklruhet në një kuadrat, paraqitet Trinia e Shenjtë, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë në formën e pëllumbit. Ata rrethohen nga kerubinë, serafinë dhe fuqi të tjera qiellore.

Në katër cepat e kuadratit paraqiten simbolet e ungjillorëve. Në krahun e majtë paraqitet Hyjëlindësja dhe në të djathtë Joan Pagëzori në formë Deissis. Pas tyre paraqiten grupimet e kryeengjëjve dhe engjëjve.

Në brezin poshtë rrethit paraqiten Adami dhe Eva në qëndër, në të majtë grupimi i mbretërve dhe profetëve (Moisiu, Aaroni, Jezekil, Daniel, Avakum…), në të djathtë qëndrojnë oshënarët (Andoni i madh, Eftimi, Sava, Onufri etj.).

Në brezin tjetër shohim në qëndër kryeapostujt Pjetri e Pavli duke mbajtur maketin e kishës, në të majtë janë vendosur Hierarkët (Vasili, Grigori, Joan gojëarti, Spiridoni etj.), në të djathtë pjesa tjetër e apostujve (Joan teologu, Marku, Mateu, Andrea, Jakovi etj.).

Brezi më poshtë paraqet në pjesën qendrore Kostandinin dhe Elenën me veshje perandorake dhe pas tyre Shën Silvestri, Në të majtë janë paraqitur strategët martirë Gjergji dhe Dhimitri, pas tyre grupimi i mjekëve anargjendë (Kozma dhe Damian). Në të djathtë paraqiten mbretëreshat Varvara dhe Katerina si dhe Julita, Maria Egjiptiania dhe fëmija Kiriku.

Në pjesën fundore të ikonës paraqitet parajsa me bimësi të shumtë, tre etërit biblikë Abrahami, Isaku dhe Jakovi, të cilët mbajnë në duar shpirtrat e fëmijëve të masakruar nga mbreti Irod. Gjithashtu shohim edhe hajdutin e kryqëzuar me Krishtin.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!