Nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore. I pari do të jetë provimi i gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i matematikës.
Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje.
“Do të jenë rreth 28 000 maturantë që do të marrin pjesë në testime. Do të jenë më shumë se 2900 punonjës të sistemit tonë arsimor, të cilët do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve. Kemi një rregullore të Maturës që duhet ta zbatojmë të tërë, në nivel kombëtar, dhe shpresoj që të mos kemi asnjë parregullsi në raport me procesin. Por, nuk do të ketë tolerancë për rastet kur do të shkelet rregullorja”, tha Manastirliu.