Aktores Egla Ceno i kanë dështuar planet për pushime pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, ku fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, ajo tregoi se për shkak të incidentit që pësoi në shkallët e studios duke dëmtuar kërbishtin ka qëndruar në shtëpi, duke anuluar pushimet në jugun e Shqipërisë.
“Të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti?”- e pyeti moderatori Blendi Salaj, ndërsa Egla e mërzitur tha: “Nga burgu, në burg”, duke treguar se incideti i prishi planet për pushime.
“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz i çik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, tha Egla.