MENU
klinika

“MEDIUMS”

Nis Festivali i Teatrit Bashkëkohor në Tiranë

19.06.2024 - 14:02

Nis sot në Tiranë, Festivali i Teatrit Bashkëkohor (MEDIUMS), një ngjarje kulturore që mbledh artistë trupa teatrore, kuratorë festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare.

Një festival i tillë e vendos kryeqytetin në kalendarin artistik ndërkombëtar.

Qendra për Hapje e Dialog bëri me dije se, Festivali i Teatrit Bashkëkohor në Tiranë (MEDIUMS) do të çelë siparin në mjediset e Radurës (COD) me shfaqjen “Të prezantoj Shqipërinë”, që vjen nëpërmjet një monologu magjepsës që përmbledh histori autobiografike, fragmente nga shkrimet e Pier Paolo Pasolinit dhe ripunime autoriale nga Klaus Martini. Do të jetë ky një udhëtim personal që do të na shoqërojë përmes situatash të ndryshme, duke krijuar një lidhje të veçantë mes Friulit të Pasolinit dhe Shqipërisë së Ilirit.

Festivali i Teatrit Bashkëkohor është një platformë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin për artin teatror në Tiranë përmes shfaqjeve bashkëkohore ndërkombëtare, të nxisë dialog professional, të edukojë audiencën në nivel artistik dhe estetik.

Kjo ngjarje artistike synon të kthehet në një iniciativë të përvitshme dhe me një ndikim afatgjatë në rritjen e audiencës, si dhe në rritjen e numrit të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të përfshirë. Festivali do të ofrojë më shumë mundësi për artistët e rinj dhe për qytetarët artdashës.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!