MENU
klinika

Eksperti Softa bën deklaratën e fortë

“Një pjesë e drejtuesve të Policisë dekonspirojnë operacionet”

10.06.2024 - 20:51

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se një pjesë e drejtuesve të Policisë dekonspirojnë operacionet kundër grupeve kriminale.

Komentet Softa i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se sa më i lartë të jetë drejtuesi i Policisë që përfshihet në dekonspirim, aq më i vlefshëm është informacioni për grupet kriminale.

Ai mori si shembull rastin e operacionit “Metamorfoza” që sipas tij tregoi sesi shefi i Njësisë Operacionale shoqëronte gjatë gjithë kohës Ervis Martinajn dhe jepte informacione për operacionet e Policisë që do të zhvilloheshin.

“Autodeklarata në këtë rast vlen për dy gjëra, e para një dorëheqje që ai nuk ka detyrime dhe e dyta është kallëzim i rremë. Edhe sikur të mos vërtetohet që nga këto aplikime që ka përdorur dhe komunikimet e tyre kanë prodhuar kriminalitet, atëherë vetëm për këtë deklarim të rremë e dënon punonjësin e Policisë. Atëherë ti i jep një avantazh më shumë vetes.

Janë të kombinuara sepse këto informacione kanë treguar pikërisht këtë gjë. Marrim rastin e Aeroportit të Rinasit. Kush ishte pika fundore ai që rrinte te kabina dhe roli drejtues që i thoshte do kalojë filani, ki kujdes se do kalojë këtë gjë. Pra nëse nuk ka një koordinim mes rolit drejtues dhe atij zbatues, nuk mund të funksionojë. Ne e kemi parë edhe te burgjet, a mundet vetëm gardiani atje ta bëjë këtë gjë? Jo. Kush e cakton gardianin, kush i ul ose ngre dritat, etj.

Po t’i kthehemi Metamorfozës, rasti i shefit të forcës operacionale. Kemi disa veprime të tij, e para kontaktet kur ai ka qenë drejtues para se të bëhej shef i forcave operacionale. Sesi një oficer i forcave operacionale shoqëronte gjatë gjithë kohës Martinajn. Thoshte që do kemi kontrolle, mbyllimi pikat e basteve, etj. Sa më lart të jetë, aq më shumë të vlefshëm e ka informacionin”, tha Softa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fenomen shqetësues në të gjithë Shqipërinë”

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në sektorin e ndërtimit po futen…

Çfarë e vështirëson gjetjen e ‘mbretit’ të kumarit?

Eksperti: Ja provat që kanë penguar në zbardhjen e hetimeve ndaj Martinajt