Juxhin Gjoni, është kandidat për zgjedhjet Federale në Bruksel. E takuam përballë parlamentit Europian, ku nuk nguroi të japë mendimin e tij, si politikan, por dhe si shtetas i këtij vendi mbi zgjedhjet në Parlamentin Europian.
“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët. shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vitesh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”,-tha Juxhin Gjoni.
Politika e Bashkimit Europian për 4 vitet e ardhshme do ketë një ndryshim totalisht nga çkemi parë deri me sot.
31-vjeçari prej 5 vitesh është pjese e partisë Envea. Një parti që bie ndesh me atë çfarë jeta ka sjellë për të. Një emigrant që kërkon të bëjë ndryshimin, për emigrantët.
“Është pak konservatore, që mban familjen vlerat traditat dhe është çështje emigracioni. Shohim që partitë e djatha krijojnë probleme që nuk pranojne refugjatët. Mendoj se problemi fillon nga burimi, pse dikush duhet te iki nga vendi vet. Partitë e djathta dhe partia Envea mundohet të investoje tek zgjidhja e problemit në vendburim”,-tha Gjoni.
E ardhmja për të mund të jetë dhe rikthimi në Shqipëri, ndaj dhe të qenit pjesë e kësaj partive nuk ka qenë rastësore.