MENU
klinika

Skemë e re edhe për pensionistët kryefamiljarë

Nuk jeni dakord me llogaritjen e vjetërsisë? Ja çfarë duhet të bëni!

17.06.2024 - 14:53

Reforma e pensioneve mbetet gjithmonë një çështje që sjellë pakënaqësi dhe vështirësi në ndjekjen e procedurave nga qytetarët. Për të qartësuar disa prej tyre po sjellin në vëmendje intervistën në Box to Box në “SCAN TV” me Riza Ashiimi, specialist i sigurimeve shoqërore. Janë më shumë së 15 mijë qytetarë që çdo vit dalin në pension, cila është praktika që ndiqet dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë këto qytetarë që dalin rishtazi në pension? Tashmë janë plotësuar 2 vjet nga procesi i kërkesave online për një përfitim të caktuar te sigurimet shoqërore, për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, të parakohshëm, ish ushtarak, ish minator apo suplementar dhe të gjithë kategoritë e tjera të përfitimeve. Duke futur këtu fitimet afatshkurtra, të ardhurat për barrëlindje, paaftësi të përkohshëm në punë, aksident në punë, sëmundje profesionale dhe të gjithë degët e tjera që parashikohen në ligj. Tani gjërat janë lehtësuar; kështu qytetarët nuk kanë nevojë të jenë domosdoshmërisht pranë sporteleve të agjencive lokale të sigurimeve shoqërore, por edhe numri i dokumenteve që kërkojnë është reduktuar ndjeshëm. Çdo qytetarë, tashmë duhet të aplikojë në portalin e-Albania, aplikim për të gjitha përfitimet që ai kërkon dhe më pas duhet të dorëzojë një numër të vogël dokumentacioni. Në bazë llojit të përfitimit bëhet edhe numri i dokumenteve për të bërë përpunimin e kërkesës. Nëse bëhet fjalë për pension pleqërie, qytetari mjafton të dorëzojë , nëse ka , një librezë pune dhe nëse ka periudha të pa pasqyruara në librezën e punës, mund që t’i bëjë ato më një deklaratë ose t’i pasqyrojë në kërkesën në portalin e-albania. Nuk kërkohet asnjë dokumentacion tjetër shtesë, pasi nëse nevojitet dokumentacion tjetër thirret nga specialist i sigurimeve shoqërore nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumenteve. Nëse bëhet fjalë për pension invaliditeti përveç librezës së punës kërkohet të dorëzohet nëpërmjet filialeve të postës, ose duhet ngarkuar në sistem në momentin që bënë aplikimin në portalin e-albania dhe dokumentacioni mjekësor që kërkon komisioni.

Detajet

Nëse bëhet fjalë për pension pleqëria, apo pension për familjar p.sh, për gruan, përveç librezës së punës kërkohet edhe një kartë martese, të cilën sot për sot ISSH nuk mund ta kërkojë nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumenteve. Riza Ashiimi, specialist i sigurimeve shoqërore thotë se vetë qytetari nëpërmjet e-albania mund ta aksesojë dhe ngarkojë në kërkesën për aplikim ose ta dorëzojë nëpërmjet filialeve të postës. “Në periudhën e parë, pas majit 2022 përveç kërkesën online, në çdo agjenci lokale të ISSH kishte dhe specialistë për të orientuar qytetarët për mënyrën se si ata duhet të aplikonin, aksesonin. Më pas me kalimin e kohës duke patur parasysh edhe aplikimi është shumë i lehtë dhe nëpër rrjete sociale mund të orientohesh se si mund të bëhet aplikimi në e-albania. Dhe sot pas 2 vitesh duke se nuk hasin më vështirësi. Por, gjithsesi kemi në dispozicion për qytetarët numra telefoni të afishuara në agjencitë lokale të ISSH, por edhe në faqen zyrtare, ku mund të telefonojnë nëse ndihen në vështirësi në aplikim. Por ajo që shikoj nga eksperienca që hasen vështirësi nuk është pjesa e aplikimit, por se për cilën kategori duan të aplikojnë. Duke qenë se edhe në e-albania janë të ndara, pasi qytetari mund të klikojë gabim. Nëse qytetari përfiton sipas ligjit dy lloj përfitimesh, p.sh një pension pleqërie dhe një si ish-ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes, Rendit apo Mirëmbajtjes nga zjarri, të cilët përveç pensionit të pleqërisë, invaliditeti apo familjar kanë mundësinë të përfitojnë dhe një pension suplementar. Dhe në kohën kur bëhet kërkesa për të përfituar pension pleqërie duhet të jetë i kujdesshëm për të kërkuar në të njëjtën kërkesë edhe përfitimin që i jep ligji 1942 i vitit 2009 i ndryshuar për pension suplementar. E njëjta gjë edhe për ish-minatorët, metalurgët, punonjësit e naftës që kanë dy përfitime në kohën që janë në kushtet e përfitimit”, tha eksperti. Gjithashtu, eksperti thotë se mëse një qytetarë nuk është dakord me mënyrën e llogaritjes e vjetërsisë së punës dhe masës e pensionit , ka të drejtë të bëjë një kërkesë për rishqyrtim përfitimi, e të deklarojë se ku vjetërsia e punës i mungon, apo pse ai mendon se masa e pensionit është më e ulët se ajo që mendon “Po, në ligj është përcaktuar se caktimi i përfitimit bëhet jo më vonë se dita e fundit e muajit pasardhës. Rregullorja e vitit 2008 për caktimin e pensioneve përcakton çdo hallkë të përpunimit të një përftimi, që nga kërkesa që bëhet qytetari deri në gjenerimin e kësteve mujore të pensionit. Online, mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar një lloj pensioni ka bërë të mundur edhe uljen e numrit të ditëve mesatare për përfitimin e një kërkese. Nëse një qytetarë nuk është dakort me mënyrën e llogaritjes e vjetërsisë së punës dhe masës e pensionit , ka të drejtë të bëjë një kërkesë për rishqyrtim përfitimi, e të deklarojë se ku vjetërsia e punës i mungon, apo pse ai mendon se masa e pensionit është më e ulët se ajo që mendon. Në momentin që bëhet përpunimi i kërkesës për rishqyrtim, i bashkëngjitet nëpërmjet portalin e-albania nga ku mund ta aksesojë qytetari se përse është ajo masë pensioni dhe mënyrën se si është llogaritur përfitimi në bazë të ligjit. Nëse konstatohet se qytetari ka të drejtë për rishqyrtimin do ketë një masë të re përfitimi. Nëse përsëri nuk është dakort edhe me këtë masë të re përftimi , parashikon se ka të drejtë ta ankimojë në komisionin rajonal të ankimimit të ngritur pranë çdo drejtorie rajonale të Sigurimit. Dhe nëse edhe komisioni i ankimit jep një përgjigje negative ka të drejtë të ankimit në komisionin qendror të ngritur pranë ISSH. Nëse dhe vendimi është prapë negativ, qytetari ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës”, thotë ai.

Tjetër skemë e re

Nga ana tjetër, përfituesit e pensioneve, përveç masës së caktuar nga sigurimet shoqërore, çdo muaj përfitojnë të ardhura shtesë që vijnë në disa forma, si kompensime apo zerime në fatura të ndryshme, kryesisht ato të dritave dhe ujit. Janë një sërë vendimesh qeverie që datojnë që nga viti 1994 e deri në 2019-ën, kur u vendos taksa e fundit vendore nga e cila përjashtohen pensionistët. “Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr.7703 “Për sigurimet shoqërore në republikën e Shqipërisë”, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e këshillit të ministrave”, citohet në vendimin e qeverisë, i cili i fut pensionistët në kategorinë e personave në nevojë dhe për çdo ndryshim në çmime apo sistemin e taksave, i përjashton nga rritja ose i rimburson. Kështu ka vepruar që në krye të herës pas heqjes së fashës minimale të konsumit prej 300 kë të energjisë elektrike, e më pas në çdo vendim tjetër taksash që i lë pensionistët “të paprekur”. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për një shumë që i kalon 1500 lekë në muaj, ose 18 mijë lekë në vit të pensionistëve që nuk hyjnë në buxhetin e shtetit.

Detajet

Nuk bëhet fjalë për të gjithë ata që trajtohen me pension pleqërie, që në rang vendi numërohen mbi 140 mijë. Në listën e personave që duhen ndihmuar, këshilli i ministrave ka futur pensionistët kryefamiljarë. Kjo nënkupton që në regjistrin e gjendjes civile, ai të figurojë i vetëm ose me bashkëshorten, e cila gjithashtu duhet të jetë pensioniste. Nëse plotësohet ky kusht, i/e moshuara mund të drejtohet në zyrat e OSHEE-së dhe UKT-së, të cilët shërbejnë si agjent tatimor për disa taksa e tarifa vendore për të aplikuar për kompensim apo zerim detyrimesh. Më konkretisht, bëhet fjalë për kompensimin e energjisë elektrike që është një shumë fikse në masën e 648 lekëve në muaj si dhe mesatarisht 900 lekë nga taksa e banesës (330 lekë), asaj për infrastrukturën arsimore (150 lekë) dhe tarifën e pastrimit (420 lekë). Nuk mjafton të jesh pensionist për të përfituar shmangien e këtyre detyrimeve, por çdo i tillë që i takon të përfitojë, duhet të aplikojë. Me dokumentin e identifikimit, duhet të vërtetojë që i përket kategorisë së lartpërmendur që emri i tij të hiqet nga taksat që vilen përmes ujësjellësit. Njëjtë veprohet dhe me dritat, të cilat vijnë si vlerë shtesë në masën e pensionit mujor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si përfitohet? Zerohen tri taksa vendore dhe…

Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë