MENU
klinika

Lëndohet një polic

Opozita mban në 35 gradë Celcius protestën e 13 para Bashkisë

21.06.2024 - 12:10

Opozita po zhvillon sot protestën e 13 para Bashkise Tirane, pavaresisht temperaturave ekstreme.

Siç shihet nga pamjet me dron, këtë të premte numri i protestuesve ishte pothuajse inekzistent.

Si edhe më parë, protesta ka përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë arrestuar për hedhjen e bombave molotov, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

Sot raportohet se një efektiv policie është plagosur.

Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, një prej efektivëve është lënduar menjëherë pas hedhjes së molotovit.