MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë me pensionet

Pagat e reja të punonjësve të Policisë së Shtetit pas 1 korrikut

05.06.2024 - 13:03

Nga 1 korriku 2024 do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Referuar strukturës së re të pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%. Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale. Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%. Referuar të dhënave zyrtare, punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj.

Pagat në administratë dhe pensionet

Nga ana tjetër, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka folur se çfarë po ndodh me pagat në administratë dhe a do të rriten pensionet. Në një intervistë televizive ajo u shpreh se kur kemi bërë një rritje page kjo duhet shoqëruar edhe me formë të burimeve njerëzore, pra duhet parë numri i individëve që i nevojitet administratës. “Përsa i përket reformës së pagave që është deklaruar nga qeveria, ne e dimë që kjo është dhe një objektiv i buxhetit të 2024-ës për të realizuar këtë pagë mesatare 900 euro në sektorin publik. Në analizën time unë gjykoj se të zhvilluarit vetëm të një sektorit, që është një reformë për paga është e pamjaftueshme pasi kur kemi bërë një rritje page kjo duhet shoqëruar edhe me formë të burimeve njerëzore që nënkuptohet se nëse kemi atë numër individësh të cilët i nevojitet administratës publike dhe duhet shoqëruar dhe me një matjen e produktivitetit që jep administrata publike. Ne kemi të bëjmë me një administratë publike e cila gjithmonë e më tepër po dish realizohet në shërbimet e saj që nënkuptohet se po bëhet gjithmonë dhe më e lehtë në shërbimet online që i ofron qytetarit. Kjo do të thotë në këtë rast që një numër funksionesh të cilat kryheshin në mënyrë manuale, tashmë kryhen online, e kjo duhet të reduktonte. E dyta në këtë rast, kur flasim për punonjës, duhet të themi ky vend pune sa punonjës ka sepse digjitalizimi, rritja e teknikës, nënkuptohet se sjell një rritje jo vetëm të cilësisë së shërbimit por njëkohësisht dhe nevojën për më pak orë fizike pune sepse do të punojë makineria. Në këtë këndvështrim, gjykoj në këtë rast se kjo reformë do të bashkëngjitej reformës së burimeve njerëzore që në të kishim aq individ sa i duhen administratës publike. Nëse e marrim në aspektin shkencor, ka të paktën 13 vite ka gjithmonë kryerja e reformës së administratës publike dhe një kryer. Dhe një nga nëndegët që do ta quajmë të kësaj reforme të madhe të administratës publike është pikërisht reforma e burimeve njerëzore, e shoqëruar me reformën strukturore se janë kaq institucione, kaq zyra dhe institucione të nën varësisë duke iu referuar hierarkisë që ka administrata. Kjo e ndihmon në këtë rast se ky individ përmes sistemit të karrierës që e ka të përcaktuar ligjërisht, do ta ndihmonte që ky individ të ishte më produktiv në vendin e punës dhe duke e vlerësuar profesionalisht performancën e tij, atëherë rritja e pagës duhet të shoqërohet dhe me rritjen e profesionalizmit të tij dhe ai atij produktit final që atij i jep pjesa e cilësisë. Duke qenë se ne për gati 1 dekadë nuk kemi patur një rritje të pagës së qenësishme, atëherë lindte e domosdoshme që të bëhej një rishikim page në administratën publike. Por gjithmonë gjykoj se rritja e pagës të lidhet me produktivitetin dhe performancën e punonjësit por njëkohësisht me reformën strukturale se sa do të jetë numri i punonjësve. Kjo e kanalizon më pas tërësisht të gjithë pjesën e reformës që lidhet me burimet njerëzore. Aktualisht në administratë publike nëse i referohemi të gjithë punonjësve të deklaruar, rreth 25%. E ndërkohë në vendet e perëndimuara ky raport është 17%. Vendet e zhvilluara në Evropën Veriore si Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, të cilat e kanë shumë të theksuar funksionalitetin e administratës publike. Në Finlandë është punëdhënësi më i madh me gati 150 mijë punonjës, ky raport është nën 13%”, tha ajo.

Informaliteti

Ekspertja shprehet se “Thembra e Akilit” është informaliteti dhe kjo sjell një tërësi problematikash, ku goditen edhe pensionet. “Nëse flasim me terma zyrtar, sistemi i pagave në sektorin publik është rreth 26% më i lartë. Por duke e marrë në konsideratë që ne kemi informalitet të lartë që nuk kemi informalitet vetëm te pagat mesatare por e kemi dhe të pagat e larta dhe aktualisht nisma për të rritur dyshemenë e pagës së tatueshme në masën 15% që parashikohet të rritet për një pagë që është rreth 200 mijë lekë për ta kaluar në 250 mijë lekë, që kjo normë tatimi 23% të jetë në këtë nivel, synon pikërisht te formalizmi. Thembra e Akilit është informaliteti dhe kjo sjell një tërësi problematikash. Ne analizojmë mbi faktin e të dhënave që kemi publike por të jemi koshient që janë dhe disa të dhëna jo publike, jo se fshihen por nuk janë reale. Kjo në këtë rast e dëmton ekonominë dhe çdo politikë që do të ndërmerret, sërish nuk ka efekt të plotë pasi numri për të cilat i drejtohesh, nuk është një numër real. Ndaj në këtë rast gjykoj se është vetëm detyra e shtetit pasi ne në treg njohim vetëm tre aktorë që janë sektori publik, privat dhe konsumatori. Ndërgjegjësimi duhet të vij nga të tre, se në fund të fundit, kush përfiton? Janë të tre të cilët përfitojnë. Edhe privati përfiton sepse ky punonjësi i tillë kur është i kënaqur kur merr një pagë më të lartë, do të shpenzojë më tepër. Shteti është sërish i kënaqur se do të rriten hyrjet publike dhe nga ana tjetër në këtë rast kemi konsumatorin i cili është i kënaqur pasi ka një pagë të lartë dhe nesër kur të dalin te pensioni, do të ngrihet problemi se përse e kanë pensionin 10 mijë lekë apo pse e kanë kaq të ulët. Sepse në fund të fundit, konsumi i çfarë ke paguar gjithë jetën tënde, ti do të marrësh një pjesë mbrapsht nëpërmjet pensionit. Ky ndërgjegjësim dhe kjo ndryshim kulture duhet të vij në tërësinë e shoqërisë. Këto dy sektor që janë të mëdhenj, privati dhe publiku, bashkërendojnë në mënyrë që të zvogëlohet kjo pjesë e informalitetit dhe biznesi duhet të ndërgjegjësohet që duhet ta deklarojë të plotë pagën punonjësit, pasi nesër ai punonjës do të vijojë të jetë i pakënaqur e si e tillë dhe produktiviteti do vijojë të jetë i ulët”, shprehet Nunaj.

Miratohet projektligji për pagesat e ish-punonjësve të Poliçanit

Gjithashtu dje, Komisioni i Sigurisë ka miratuar projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur mbështetjen e tyre për 131 përfituesit për shlyerjen e detyrimeve financiare dhe të kontributeve shoqëror e shëndetësore. Projektligji synon trajtimin financiar për punonjësit dhe ish punonjësit duke përballuar likuidimin e 4 punonjësve aktuale për detyrimet deri në 2023 dhe për 127 ish punonjës për periudhën shkurt 2017 deri në 31 dhjetor 2020. Duke e cilësuar si nisëm të vonuar, edhe opozita ka përshëndetur projektligjin por ka kërkuar që vonesat e prapambetur financiare t’i jepet fund njëherë e mirë dhe komisioni të mos mblidhet gjithmonë për çështjet e prapambetura financiare ndaj punonjësve. Lidhur me gjobat dhe kamatëvonesat të krijuar nga mos-shlyerja e tatimeve nuk përshihet në këtë projektligji, pasi fillimisht sqaron Ministria e Mbrojtjes duhet të përcaktohet qartë e ardhmja e aktivitetit të Kombinatit të Poliçanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje pagash dhe për uniformat blu në korrik

Ndryshimet që do të ndodhin me pensionin e të moshuarve