Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi, i ndaluar me traktatin e nënshkruar dikur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik.
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, ose INF, i cili ndaloi raketat bërthamore dhe konvencionale me bazë tokësore me rreze veprimi prej 500-5500 kilometrash (310-3410 milje), u konsiderua si një pikë referimi për kontrollin e armëve kur lideri sovjetik, Mikhail Gorbaçov, dhe presidenti i SHBA-së Ronald Regan e nënshkruan atë në 1988.
SHBA u tërhoq nga traktati në vitin 2019, me argumentin se Rusia e kishte shkelur atë.
“Ne duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve të goditjes dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku – nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë – t’i vendosim ato”, tha Putin në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë.
Putin tha se Rusia nuk ka prodhuar raketa të tilla që nga anulimi i traktatit të vitit 2019, por se “sot dihet se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që prodhojnë këto sisteme raketore, por i kanë sjellë tashmë në Evropë për stërvitje, në Danimarkë. Kohët e fundit u njoftua se ata janë në Filipine”.
Që nga tërheqja nga traktati, Ushtria e SHBA-së ka ecur përpara me zhvillimin e një aftësie raketore konvencionale, të lëshuar nga toka, me rreze të mesme të quajtur Typhon, e cila do të ishte e ndaluar sipas INF. Typhon lëshon dy raketa të marinës, raketat Tomahawk Land Attack dhe Standard Missile-6.
Ushtria amerikane kreu teste për to gjatë një stërvitjeje në Filipine këtë pranverë.
Fundi i Traktatit të Forcave Bërthamore ishte një moment historik në përkeqësimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Rusisë.
Pakti i fundit i mbetur për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës është Traktati i Ri i Reduktimit të Armëve Strategjike, i cili kufizon çdo vend në jo më shumë se 1 550 koka bërthamore të vendosura dhe 700 raketa dhe bombardues të vendosura.
Ai është caktuar të skadojë në vitin 2026 dhe mungesa e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje pasardhëse i ka shqetësuar ata që kërkojnë kontrollin e armëve.
Çfarë po paralajmëron Putin?
Pakti nuklear i Gorbaçov dhe Regan, ‘ka vdekur’!
30.06.2024 - 09:46
Intervista e Josep Borrell
Paralajmërimi i Gjukanoviç