MENU
klinika

Kërkojnë 50 mijë euro dëmshpërblim

Partia e Melonit padit për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3

06.06.2024 - 12:11

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, “Fratelli d’Italia”, ka paditur për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3, Giorgio Mottola, me një kërkesë për dëmshpërblim mbi 50 mijë euro.

Sipas “La Repubblica”, padia vjen lidhur me episodin “mafia me tre koka”, ku u tha se krerët e grupeve kriminale në Itali Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, kanë hyrë në kontakt me disa politikanë të shquar të partisë së Melonit.

Kjo padi është konsideruar si e paprecedentë nga sindikata e gazetarëve Rai, të cilët reaguan duke shkruar: “Nëse ‘Fratelli d’Italia’ mendon të frikësojë, dhe për rrjedhojë të bëjë të heshtë ata që bëjnë gazetari investigative, e kanë të kotë”.

Padia nuk është vetëm ndaj autorit të pavarur të raportit, por edhe ndaj zv/drejtorit Sigfrido Ranucci.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Italisë bëjnë të ditur se do ta çojnë çështjen në Autoritetin Mbikëqyrës.

“Nuk ka ndodhur që një parti të padisë një gazetar të Rai-t. Këto janë të dhënat e vërteta të qeverisë Melonit. Me padinë për shpifje konfirmojnë se kërcënimi dhe frikësimi i shtypit është vulë e veprimit të tyre politik”, deklaruan ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rama u linçua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët"

Investigimi i RAI3 për Shqipërinë, reagon kryeministrja Meloni

"Në aeroport mësova se disa prej tyre s’u kishin treguar prindërve"

Rama tregon se çfarë e shtyu të marrë vendimin për dërgimin e mjekëve në Itali