Gjatë fjalës së tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka sulmuar ndër të tjera edhe policinë.
Këlliçi tha se policisë duhet t’i vijë turp, pasi po mbrojnë një hajdut dhe një bandë në pushtet. Ai iu tha policëve “mercenarë dhe mbeturina” që janë vënë në shërbim të pushtetit të Ramës.
Belind Këlliçi: Turp për Policinë e Shtetit që sillet kështu me qytetarët. Kjo betejë bëhët dhe për ju, turp për ju, t’ju vijë zor për familjarët e tu. T’ju vijë turp, se përpara se të jeni policë jeni qytetarë. Ai e pi shishen e verës sa keni ju rrogën. Po mbroni hajdutërinë.
Kjo është një bandë që kërkon përgjigje të merituar. Të protestojmë edhe para parlamentit, që të largojmë Edi Ramën, Taulant Ballën, ndaloni policinë, këta mbeturina që janë mercenarë që shtypin qytetarët. Asnjë qytetar nuk reagoi ndaj policisë dhe kjo që ata bënë ishte e panevojshme.