Reperi Ledri Vula ishte një ndër të ftuarit special që performoi në konkursin e kurorës për më të bukurën “Miss Universe Albania 2024”.
Para fillimit të ceremonisë teksa reperi po parakalonte në tapetin e kuq është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga gazetarët, ku një ndër to ishte edhe për ish-partneren Sara Hoxha.
“A beson te rikthimet?” ishte një ndër pyetet që iu drejtua Ledrit, i cili duke qeshur dhe ironizuar tha që tashmë është rikthyer me 100 probleme.
“Unë me 100 probleme jam rikthyer”– u përgjigj reperi.
Prej kohësh ish-çifti kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të ndarjes së tyre të bujshme.
Ndonëse në rrjet kanë qarkulluar shumë arsye pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, Ledri dhe Sara kanë vendosur që heshtin për marrëdhënien e tyre.
Pas ndarjes Sara mori vajzën e tyre, PoemBlu dhe u largua nga shtëpia e prindërve të Ledrit.