MENU
klinika

Çfarë po “gatuan”?

Pas pazarit me Ramën, Meloni pakt me SHBA për të pritur edhe refugjatët e Amerikës Latine

01.06.2024 - 15:34

Meloni do të dërgojë refugjatët afrikanë në Shqipëri, ndërkohë që do të marrë refugjatët që vijnë nga SHBA. Mos vallë dhe ata do të përfundojnë të ne?

Shtohen akoma dhe më shumë dyshimet lidhur me manovrat e kryeministres italiane Giorgia Meloni

Stacioni Televiziv amerikan CBS Neës njoftoi dje në datë 31-05-2024 se administrata e udhëhequr nga Joe Biden ka arritur një marrëveshje për të dërguar pesëqind emigrantë nga Amerika e Jugut në Itali, si pjesë e një marrëveshjeje “zhvendosjeje” në të cilën do të marrin pjesë edhe Greqia, Spanja dhe Kanadaja.

Strategjia do të jetë pjesë e planit të Shtëpisë së Bardhë për të reduktuar hyrjet e paligjshme nga kufiri me Meksikën.

Pra Meloni do të dërgojë refugjatët afrikanë në Shqipëri, ndërkohë që do të marrë refugjatët që vijnë nga SHBA.

Momentalisht po studiohet një hipotezë reciprociteti, sipas së cilës SHBA do të presë refugjatët e pranishëm në Libi me dëshirën për të shkuar në Evropë, ndërsa disa shtete evropiane të Mesdheut do të strehojnë disa dhjetëra të Amerikës së Jugut.

Televizioni i amerikan ka përmendur një deklaratë të bërë nga Meloni në vitin 2018. “Janë të krishterë, shpesh janë me origjinë italiane. Unë them: a kemi nevojë për emigrantë? Le t’i marrim në Venezuelë. Është një emigracion që është më afër kulturës sonë”, shprehej ajo.

Lajmi e ka futur Palazzo Chigi-n në panik. Jemi afër zgjedhjeve. Tema e emigracionit është tashmë mjaft e nxehtë. Meloni, në fakt, po organizon një udhëtim në Shqipëri për 5 qershor, me Matteo Piantedosin, për të vizituar të parën nga dy qendrat në ndërtim për ndalimin e emigrantëve, atë të Shengjinit.

Është e qartë se është një fushatë elektorale duke qenë se puna është e vonuar, por duke përparuar, kryeministrja dëshiron të valëvisë flamurin e saj për këtë çështje dhe t’i thotë elektoratit se vonesat janë minimale.

Duhet mbajtur mend se që nga fillimi i vitit 2024 ka pasur 20.865 ardhje të reja, më pak se gjysma krahasuar me 50.355 ardhjet e një viti më parë në 2023. Deklarata nga Palazzo Chigi tradhton një refleks të kushtëzuar nga ana e Melonit.

Nuk ka asnjë emergjencë, të dhënat e vetë qeverisë e mohojnë atë, por kryeministres ende i duhet të mbajë flamurin kundër emigrantëve, edhe në një sfidë tërësisht të brendshme të krahut të djathtë me Matteo Salvinin.

Shqipëria supozohej të ishte zemra e planit të saj të madh të kthesës, asaj të një qendër për të çliruar kufijtë italianë nga detyrimi për të verifikuar statusin e refugjatëve. E megjithatë vonesat janë shtuar, puna sapo ka filluar. Dhe kështu Meloni e gjeti veten në faktin se duhej të justifikonte një premtim të dështuar, domethënë që qendrat për azilkërkuesit, të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, do të ishin gati deri në fund të majit.

Një rezultat që ajo do të kishte dashur të flasë në fund pak ditë para votimit. Një dështim.