MENU
klinika

“Rast i paprecedentë”

PD reagon pas fikjes së dritave gjatë fjalës së Bashës: Pushteti ka frikë

01.06.2024 - 13:53

Partia Demokratike ka reaguar pas fikjes së dritave te Parku Olimpik teksa Lulzim Basha po prezantonte programin elektoral.

Në një reagim për mediat, PD e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave, duke theksuar se pushteti ka frikë nga Basha dhe alternativa e tij qeverisëse. Gjithashtu, PD akuzon mazhorancën se investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën.

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.

Me rikthimin e energjisë kreu i PD ka vijuar prezantimin e programit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN