Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ka shpjeguar detajet për rritjen e pagave që do të bëhet në administratë. Në një intervistë televizive, ajo ka folur edhe për rritjen e pensioneve. Sipas saj, kjo do të jetë në vijim një nga hapat që do të ndërmarr qeveria e pa diskutim që do të jetë edhe bonusi i fund vitit që do të marrin pensionistët dhe është lënë i hapur opsioni i një pakete shtesë e cila mbetet për të parë. Nga ana tjetër, deputetja thotë se kemi përpara një sezon turistik i cili do të jetë pa diskutim shumë herë më përfitues sesa sezoni i kaluar dhe pritshmëritë për një rritje të lartë të të ardhurave, janë të tilla që kjo paketë e premtuar pensionistëve, do të jetë me të vërtetë shumë domethënëse.
-Në Qershor parashikohet të kemi një detajim nga financat për rritjen e pagave për secilën kategori e ndërkohë hyn në fuqi në Korrik. Kush përfiton më shumë, si është bërë planifikimi, çfarë sjellin të reja udhëzimet e financave që ne nuk i dimë akoma?
Në vazhdimësi do të kemi një rritje të pagave në kuadrin e reformës së pagave, do të shtyhet më tej dhe do të mbërrij te ajo që është parashikuar dhe paracaktuar te paga mesatare 900 euro por edhe për rritjen në të gjitha kategoritë. Kjo do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2024 dhe deri në fund të vitit, paga mesatare parashikohet të shkohet deri në diçka më shumë se 104 mijë lekë, por brenda qershorit do të realizohet ajo çka është parashikuar për pagën 900 euro, duke e zhvendosur Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët në rajon, ku linim pas Kosovën për hir të së vërtetës. Po kështu, edhe përsa i përket pagës minimale, zhvendosemi nga kjo kategori duke e bërë më të ndjeshme praktikisht edhe këtë nivel të pagës mesatare, po ashtu shoqëruar edhe pagën minimale. Është e rëndësishme të theksojmë se do të vazhdojnë të përfitojnë kategoritë në administratë në të gjitha nivelet, në këto qendrore dhe lokale. Këtë herë do të kemi dhe një shkëputje të themi, edhe përsa i përket punonjësve të nivelit të njësive vendore për të mbyllur hendekun mes pagave të punonjësve në administratën qendrore me atë lokale. Fillon rritja në mënyrë të menjëhershme në kategoritë më sensitive, sikundër është bërë gjithmonë në kategoritë e shërbimit të drejtpërdrejtë qytetar, duke filluar me mjekë, mësues, mbrojtja dhe Policia e Shtetit. Këto janë kategoritë por duhet ta theksojmë se ato që e kanë përfituar vitin e kaluar rritjen e pagës nuk përfitojnë, ndërkohë ato që nuk kanë përfituar ose kanë përfituar deri në 7%, do të përfitojnë nga rritja e pagës dhe kjo do të jetë në mënyrë akulumulative, pra duke filluar nga ky 7%-shi që ka mbetur e deri në nivelin 31 ose 38%, sipas kategorive. Dhe kuptohet se kjo shkon dhe në vlerë për çdo kategori.
-Nevojitet një lloj organizimi?
Mua më vjen mirë që flasim për një mbingopje të administratës publike me punonjës sepse nuk ishte menduar ndonjëherë që do të kishim një zhvillim digjital dhe një përthithje kaq të madhe të digjitalizimit nga ana e administratës publike. Mirëpo ky progres ndodhi në mënyrë shumë të shpejtë dhe nuk mund të pretendojmë të kishim kohë të ecnim në mënyrë paralele, edhe të selektohet administrata dhe të digjitalizohet. Po flasim për një numër punonjës kanë qenë aty kur puna bëhej nga to në mënyrë manuale dhe nuk kishin këtë rritëm. Sa i përket produktivitetit, asnjëherë nuk ka ecur produktiviteti në punë me pagën. Jo vetëm në administratë publike as në sektorin privat. Pra, është rritur paga dhe kur nuk ka qenë produktiviteti i rritur apo ka patur rritje të produktivitetit dhe në prodhim apo në sektorë të matshëm si bujqësia e prodhimi. Nuk ka ecur paralele pasi nuk ka qenë ky treguesi. Ka patur shumë faktor me informalitet, me nën deklarim të pagës, e mos deklarim të punonjësve dhe shumë një ekonomi informale që ka sjellë të gjithë këtë.
-A e bën më konkurrues dhe a do ta tërheq privatin kjo rritje e pagave?
Një nga arsyet madhore pse u bë kjo rritje e pagave përkundrejt të gjithë pritshmërive që duhet të kishim me reformat fillimisht për ta tërhequr edhe sektorin privat. Një domosdoshmëri për ta bërë më konkurrues tregun e punës dhe në sektorin privat. Për këtë ishte qeveria e cila e ndërmori këtë iniciativë duke rritur pagat në nivelin publik e në mënyrë të tillë që këto të vijojnë të ndiqen dhe në sektorin privat. Për hir të së vërtetës kjo rritje e pagave ka disa arsye por një nga efektet e drejtpërdrejta që ka është dhe rritja e kontributeve e drejtpërsëdrejti edhe në skemën e pensioneve. Sigurisht që në presim që pas këtij niveli të rritjes së pagave, vendet e punës bëhen shumë konkurruese e të bëhet i pëlqyer tregu publik i punës, do të thotë të tërheq dhe nga tregu privat. Kjo konkurrenca midis privates dhe publikes do të jetë veçse e shëndetshme dhe negativitet tjetër nuk do të sjellë, sepse në fakt këto do të tërheqin njëra-tjetrën e për të shkuar drejt një performancë më të lartë të administratës publike por edhe nga ana tjetër edhe një përputhje mes produktivitetit të punës dhe pagës në këtë treg. Rritja e pagave ka një sërë efektesh domino pozitive, si në sektorin publik dhe në atë privat.
-Do të ketë mbështetje për pensionistët, çfarë keni në plan dhe çfarë parashikohet?
Për pensionistët do të ketë indeksim, i cili do të përllogaritet në bazë të shportës së pensioneve, sepse norma e inflacionit aktualisht është në rënie dhe do të duket sikur indeksimi do të jetë i ulët nëse i referohemi normës bazë. Indeksimi bëhet në bazë të normës që del nga inflacioni në bazë të shportës së produkteve që konsumojnë pensionistët. Kjo do të jetë në vijim, një nga hapat që do të ndërmarr qeveria e pa diskutim që do të jetë edhe bonusi i fund vitit që do të marrin pensionistët dhe është lënë i hapur opsioni i një pakete shtesë e cila mbetet për të parë. Që do të jetë besoj pjesa më e rëndësishme e suportit dhe e mbështetjes që do t’i jepet kësaj kategorie, në bazë edhe të të ardhurave që do të mblidhen e mendoj se performanca e Tatimores ka qenë shumë e mirë edhe për shkak të rritjes së pagave, sepse e pranojmë se rriten të ardhurat për shkak të rritjes së performancës së administratës fiskale, për shkak të rritjes ekonomike por edhe për shkak të këtyre faktorëve si rritja e pagave që shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave kontributive dhe kemi përpara një sezon turistik i cili do të jetë pa diskutim shumë herë më përfitues sesa sezoni i kaluar dhe gjasat janë të gjitha që të ndodh kështu. Kështu që pritshmëritë për një rritje të lartë të të ardhurave, janë të tilla që kjo paketë e premtuar pensionistëve, do të jetë me të vërtetë shumë domethënëse.