MENU
klinika

Lidh dy fshatra

Përfundon ndërtimi i urës në Shkodër

13.06.2024 - 18:54

Ura e Gimajve, që lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore në Bashkinë e Shkodrës ka përfunduar dhe është gati për mjetet dhe këmbësorët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video piktoreske nga ura, që sikurse thotë “lehtëson aksesin për familjet e të dy fshatrave, po edhe krijuar një kusht të nevojshëm për eksplorimin e asaj zone të bukur nga vizitorët e turistët”.