MENU
klinika

Dhunuan policët e sulmuan Bashkinë

Pesë militantë të Berishës përfundojnë në Polici

14.06.2024 - 14:08

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik.

Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.

Njëkohësisht një zjarr i madh u ndez përpara bashkisë, e cila u shua nga policia.

Pas përplasjes me uniformat blu, këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.