MENU
klinika

Dyshohet për sulm kibernetik…

Policia, urdhër të pazakontë: Fikni urgjent kompjuterat!

28.06.2024 - 12:27

Në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike. Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Deri më tani nuk dihen detaje nga sulmi në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.