MENU
klinika

Faktorët që ndikojnë nga pas

Qarqet ku po zhduket bagëtia

26.06.2024 - 16:55

Rënia e numrit të bagëtive (gjedhit) sipas qarqeve zbulon elemente që kanë të bëjnë me tkurrjen e popullsisë dhe ristrukturimin e ekonomisë nga bujqësia drejt sektorëve të tjerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rënia më e madhe gjedhit në vitin 2023 në krahasim me 2022 ishin në Qarkun e Durrësit me 30.8%, Elbasanit me -21%, Kukësit me 19% dhe Korçës me 17.2%. Në këto qarqe, tkurrja ishte më e madhe se mesatarja kombëtare 11.5%. Mungesa e fuqisë punëtore në qytetet të mëdha ku janë të përqendruara bizneset e turizmit dhe industrisë po rrit gravitetin e largimeve nga sektorët e bujqësisë drejt të tjerëve. P.sh. në hotelet e Durrësit po rritet gjithnjë e më shumë kërkesa për punonjës, duke bërë që gratë të cilat më parë jetonin duke mbarështuar kafshë, tani të punojnë në hotele.

Gjithashtu në Tiranë, kompanitë e ndërtimit po marrin gjithnjë e më shumë punonjës nga rrethinat e Tiranës që më parë merreshin me bujqësi dhe blegtori. Rritja e pagave në turizëm dhe ndërtim po tërheq gjithnjë e më shumë punonjës nga bujqësia, e cila ofron pagat më të ulëta se sektorët e tjerë të ekonomisë. Në disa qarqe, rënia e numrit të gjedhit po kushtëzohet nga rënia e popullsisë në zonat rurale dhe nga plakja e saj. P.sh. në Kukës që është një qark kryesisht blegtoral fermat e vegla me 1-3 krerë lopë po mbyllen për shkak të plakjes dhe reduktimit të popullsisë në fshat.

Për të njëjtat arsye, numri i bagëtive po bie edhe në Korçë pohojnë ekspertët e sektorit.

Krerët e gjedhit shënuan rritje vetëm në qarkun e Gjirokastrës dhe të Fierit me nga 1.3 dhe 2% secila. Në Fier pati rikuperim të lehtë në fermat e mëdha pas një rënie të fortë të gjedhit në vitin 2022. Nga 2014 me 2023 rënia më e madhe numrit të krerëve të gjedhit ishte në Elbasan dhe Gjirokastër me 65 dhe 54% secila.

Gjatë kësaj periudhe krerët e gjedhit janë përgjysmuar në të gjithë vendin. Kjo është shoqëruar me rënien e prodhimit të qumështit që ka krijuar një rritje të fortë të çmimeve të bulmetit vitet e fundit./monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti Erdogan: Mike dhe aleate e natyrshme

Çfarë e shqetëson Turqinë në lidhje me Shqipërinë


Individët shpenzuan lekë për pushime, bizneset shtuan depozitat

Si ndikoi sezoni veror në xhepat e shqiptarëve

Çfarë do të ndodhë me euron?

Skenarët që ‘rrëzuan’ monedhën europiane

Ministri: Rriten të ardhurat me 9 mld lekë

Prezantohet strategjia me tre shtylla për Tatimet

Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet

Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë!

Aplikimi i çmimeve të rritura të energjisë

Debate për çmimin e energjisë së furrave në orën e pikut