MENU
klinika

Mbyllet pjesa e parë

Qazim Laçi shënon pas 11 minutash, Asllani gabon shansin e artë!

19.06.2024 - 15:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot me fillim nga ora 15:00 kundër Kroacisë, për ndeshjet e dyta në Grupin B të Euro 2024. Tanimë trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë dalë me formacionet zyrtare.

43′ Majer i kroatëve godet me kokë, sfera del jashtë.
31′ Kombëtarja humbet shansin e artë me Asllanin, që pak metra larg Livakovic u ndal nga portieri kroat. Gabimi i Modric në mesin e fushës u shfrytëzua nga Asani, që pasoi bukur për Asllanin, i cili i vetëm përballë portierit kroat gaboi shansin për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.
22′ Kombëtarja mbron mirë, Kroacia sheh nga sulmi. Strakosha bën dalje të mirë.
15′ Nedim Bajrami lëviz bukur dhe gjuan nga brenda zone, topi devijohet në këndore.
11′ GOOL! Qazim Laçi zhbllokon shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.
3′ Tanët e nisin mbarë në minutat e para, kërkues me Bajramin dhe Manaj.
2′ Më shumë se 15 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.
1′ Nis ndeshja në Hamburg, atmosfera gjatë këndimit të himnit kuqezi emocionuese.
Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanike, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para. Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.
Në Grupin B të Euro 2024, Spanja dhe Italia janë me tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë. Atmosfera në stadium është e zjarrtë, teksa pritet që të jenë më shumë se 15 mijë tifozë kuqezi në një impiant me 49 mijë ulëse.
Formacionet zyrtare, gjykon francezi François Letexier:
Kroacia 4-3-3: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Petkovic Trajner: Zlatko Dalic
Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj Trajner: Sylvinho.