MENU
klinika

Shoqërohen nga delegacionet përkatëse

Rama dhe Meloni inspektojnë kampin e emigrantëve në Shëngjin

05.06.2024 - 13:20

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij e Italisë, Georgia Meloni po inspektojnë punën në kampin e emigrantëve në Shëngjin.

Dy kryeministrat shoqërohen nga delegacionet përkatëse. Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministrat Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Niko Peleshi.

Po ashtu, i pranishëm është edhe ambasadori i BE në vendin tonë.

ÇFARË PARASHIKOHET NË MARRËVESHJE?

Sipas nje shkrimi te agjencise Reuters, marrëveshja, e rënë dakord për pesë vitet e para, parashikon zbarkimin e 36,000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit, rreth 75 km (45 milje) në jug të kryeqytetit të vendit, Tiranës. Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që po ndërtohet në një bazë ajrore aty pranë në Gjadër, e cila mund të mbajë 3000 njerëz.

Të dy objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

SA DO TË KUSHTOJË?

Qeveria italiane nuk ka dhënë ende një shifër. Duke mbledhur zërat e shpenzimeve të planifikuara nga një raport i përgatitur nga parlamenti dhe shërbimi i buxhetit të shtetit, mund të jetë 610 milionë euro (663 milionë dollarë) midis 2024 dhe 2028. Corriere della Sera, e përditshmja italiane më e lexuar, vlerësoi se do të kushtonte 653 milionë euro.

SI DO TË FUNKSIONOJË?

Ideja është që emigrantët e përzgjedhur të dërgohen direkt në Shqipëri pasi të merren në det. Meloni ka thënë se zyrtarët do të përpiqen të shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditëve, shumë më shpejt se muajt që duhen aktualisht në Itali.

Kushdo që i pranohet kërkesa do të sillet në Itali.

Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët konsiderohen të sigurta, gjë që kufizon automatikisht hapësirën për dhënien e azilit. Atyre që u refuzohen kërkesat do të dërgohen gjithashtu në Itali dhe do të vendosen në qendra mbajtjeje deri në riatdhesim.

Megjithatë, kritikët thonë se ky proces është shumë i ngadalshëm, sepse shumë vende refuzojnë të marrin përsëri qytetarët ose vendosin një numër të kufizuar për të kthyerit. Shumë emigrantë që u shërbyen me urdhër dëbimi zhduken nga qendrat dhe shpërndahen nëpër Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Rinas, me helikopter drejt Gjadrit

Meloni e Rama, vizitë në kampet e refugjatëve