MENU
klinika

Çfarë po ndodh në termocentralin më të madh në Evropë

Rikthehet “makthi bërthamor”, të dhëna tronditëse vijnë nga Zaporizhzhia

27.06.2024 - 17:53

Ofensiva ruse në Ukrainë vazhdon pa ndërprerje. Dje herët në mëngjes, jehona të frikshme mbërritën nga Zaporizhzhia , ku ndodhet termocentrali bërthamor i pushtuar nga forcat ruse. Sipas raporteve nga Tass, një agjenci e Moskës, një sulm ajror nga forcat e Kievit shkatërroi stacionin e kontrollit të rrezatimit Zaporizhzhia (Znpp).”Stacioni i kontrollit të rrezatimit në Velikaya Znamenka u shkatërrua plotësisht pas një sulmi të artilerisë ukrainase,” shkruhej në një mesazh të Znpp të postuar në Telegram.Stacioni Velikaya Znamenka ndodhet afërsisht 27 km në perëndim të termocentralit Zaporizhzhia, në fshatin Velyka Znamyanka. Lajmi u konfirmua më pas edhe nga kanali Telegram i menaxhimit rus të centralit bërthamor. “Specialistët – thonë njerëzit e Vladimir Putinit – të termocentralit bërthamor kanë kryer një sërë masash kompensuese për të vendosur situatën e rrezatimit në zonën e centralit”, lexojmë në mesazh.Shkalla e rrezatimit thuhet se nuk i kalon nivelet e kërkuara me ligj.Por, për arsye të dukshme, frika nga një aksident bërthamor po rritet.Objekti i projektuar nga sovjetikët është më i madhi në Evropë dhe ndër 10 më të mëdhenjtë në botë, dhe përdoret për të gjeneruar gjysmën e fuqisë bërthamore të Ukrainës para luftës.Impianti ka një kapacitet total prej rreth 6,000 megavat, i mjaftueshëm për rreth katër milionë shtëpi. Në rast të një rrjedhje rrezatimi ose një shpërthimi, i gjithë kontinenti evropian mund të kontaminohet, thanë së fundmi ekspertët për Al Jazeera.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e termocentralit në Zaporizhzhia për të nisur terrorin bërthamor.