Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar për herë të parë “çelësin” e një martesë të shëndetshme.
Dy vite më parë 33-vjeçarja kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me regjsorin francez, Taika Waitit, ndërsa së fundmi Rita tregoi se “komunikimi është kyç” për funksionimin e martesës së tyre.
Pavarësisht orareve të ndryshme të punës, ylli i muzikës pop tha se ajo dhe Taika kanë një lidhje të vërtetë, e cila i mban të bashkuar ata.
“Ajo që funksionon është një lidhje e vërtetë dhe një ndjenjë e vërtetë miqësie. Komunikimi është kyç. Oraret tona janë të ngjeshura, kështu që është thjesht e rëndësishme të flasim dhe kjo është ajo që ka funksionuar për ne”- tregoi Rita.
Kujtojmë që çifti u martuan me njëri-tjetrin në fshehtësi, në një ceremoni të vogël në Londër, ndërsa një vit më parë ata dhanë lajmin e ëmbël.