MENU
klinika

“Do të mbaj deri në përjetësi”

Sabri Fejzullahu emocionon me dedikimin për këngëtaren shqiptare

28.06.2024 - 13:34

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ditën e djeshme ka marrë vëmëndjen e publikut me një postim që ka bërë në Instagram.

Sabriu i ka dedikuar disa fjalë të bukura këngëtares shqiptare, Adelina Ismailit për ditëlindje.

Ai shprehet: “Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”.

Me këto fjalë këngëtari na lë të kuptojmë se mes dyshes do të këtë një bashkëpunim, dhe se diva shqiptare Adelina Tahiri po i rikthehet përsëri muzikës.

Kujtojmë që Adelina Tahiri prej shumë kohësh nuk ka prodhuar projekte muzikore por mesa duket rikthimin paska dashur sa sjellë bashkë me Sabriun. Të shohim çfarë do të na serviri dyshja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN