MENU
klinika

Qytetarët i drejtohen qendrave të votimit për 'Vendoret'

Serbia, sërish në zgjedhje!

02.06.2024 - 14:10

Serbët u janë drejtuar sërish qendrave të votimit për zgjedhjet lokale, të riorganizuara pas atyre të anuluara në dhjetor. Partia populiste e krahut të djathtë, aktualisht në pushtet, shpreson të konsolidojë qëndrimin.

Votimi në Beograd po përsëritet pas raportimeve për parregullsi në procesin e dhjetorit, që shkaktoi tensione politike dhe bëri që të ngriheshin një seri akuzash ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Progresiste Serbe, për manipulim të votave.

Populistët kanë mohuar akuzat, por sërish organizuan përsëritjen e zgjedhjeve. Gjithashtu, këtë të diel po votohet edhe për mbi 80 këshilla bashkiakë në dy qytete të tjera të rëndësishme, Novi Sad dhe Nish, në jug.

Vuçiç po përpiqet që vendi i tij me probleme të bashkohet me BE-në, por është larguar ndjeshëm nga vlerat pro-demokratike dhe ka forcuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën. Populistët janë vetëpropaganduar si forca e vetme politike në gjendje të qeverisë vendin dhe ta mbajë atë të sigurt në kohë trazirash globale.

Grupet pro-perëndimore të opozitës e kanë akuzuar ndërkohë Vuçiç për lidhje me krimin e organizuar, korrupsion dhe përdorim të grushtit të fortë ndaj demokracisë. Por aleanca e madhe e krijuar gjatë protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar tani është shpërbërë dhe partitë janë kthyer kundër njëra-tjetrës.

Kjo bën që partia e Vuçiç të konsiderohet favorite në zgjedhje. Prej më shumë se një dekade, ai ka kontrolluar të gjitha nivelet e pushtetit në Serbi, ndaj nëse opozita arrin ta mposhtë të paktën në këshillat bashkiakë, për të mos folur për qytetet e mëdha, kjo do të shënonte një ndryshim radikal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mediat e Beogradit publikojnë skandalin

Dy audio-përgjime nxjerrin zbuluar regjimin e Vuçiçit

Media amerikane shpërthen ndaj presidentit serb

“Deri kur do të tolerohet diktatori Aleksandër Vuçiç?”

“Vendi është tashmë në fushatë”

Haradinaj: Zgjedhjet mund të mbahen në pranverë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë