Të paktën 1,301 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite. Siç shkruan BBC, temperaturat i kalonin 50 gradë Celsius, ndërsa pelegrinët vijonin ecjen.
Një pjesë e mirë e tyre nuk kishin leje zyrtare për të marrë pjesë në pelegrinazh, raporton SPA arabe. Ndërsa shumica ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë.
Ministri i Shëndetësisë Fahd Al-Jalajel tha se janë bërë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e nxehtësisë. Rreth gjysmë milionë pelegrinë janë trajtuar në qendra shëndetësore e spitale pikërisht prej vapës së madhe.
“Allahu i faltë e mëshiroftë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e tyre”, tha ministri.
Arabia Saudite është kritikuar shpesh se nuk ka bërë më shumë për ta bërë Haxhin më të sigurt, veçanërisht për pelegrinët e paregjistruar të cilët nuk kanë akses në objekte të shumta apo transport.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor i muslimanëve në qytetin e shenjtë të Mekës. Të gjithë muslimanët që kanë mundësi financiare dhe nuk janë të shëndetshëm duhet ta kryejnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tyre. Këtë vit në pelegrinazh morën pjesë rreth 1.8 mln njerëz.