MENU
klinika

Falen gjobat për ndërtimet…

200 Tituj pronësie, vetëm në Theth!

30.06.2024 - 15:40

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e Thethit në Shkodër ku ka shpërndarë edhe 200 tituj pronësie. Teksa foli për disa problematika, kreu i qeverisë dha lajmin se qeveria do të falë gjobat që janë vendosur për ndërtimet pa leje.

“Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit”, tha Rama.

Edi Rama: Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës.

Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyr, rreth 40 mos gaboj, e do të duhet që bashkia e Shkodrës dihet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.

Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e3 marrjes së një leje ka qenë objektive.

E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit.

Po ashtu Rama njoftoi se brenda vitit perfundon edhe rruga e Dukagjinit: E njëjta gjë me infrastrukturën edhe në kuptimin e asaj që thashë “të qenit roje” që gjërat që bëhen të ruhen, të mbrohen, të mos prishen. Besoj që brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë, do të hapi një tjetër perspektivë, do të hapi një tjetër zonë magjike që praktikisht është e pavizitueshme ose sot vizitohet me vështirësi shumë të madhe për shkak të asaj infrastrukturë po do të hapi një tjetër hapësirë për investimet e banorëve dhe shumëkujt që është në emigracion. Dhe jemi duke e përfunduar atë paketën e maleve që ju thashë kur erdha këtu, në mënyrë që t’u japim mundësi të gjithë atyre që janë në emigracion që të kthehen sepse Beneti po më thoshte se ka kërkesa gjithmonë e më në rritje për t’u kthyer dhe për të investuar në tokën e tyre dhe që nuk e kanë sot me letra.