13.06.2024 - 16:42
Avokati Sokol Mëngjesi prej pasdites së 3 qershorit vijon të trajtohet në një nga spitalet e Athinës.
Gjendja shëndetësore e avokatit paraqitet e njëjtë me përmirësime minimale.
Ai ndodhet në koma që prej datës 29 maj, ditën që u sulmua nga 3 persona ku sapo kishte lënë djalin në kopsht, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Autorët vijojnë ende në arrati. Policia po bashkëpunon me Kosovën dhe Malin e Zi për të bërë të mundur gjetjen e agresorëve.