MENU
klinika

Nga Mbappe te De Bruyne

Spektakël i garantuar në Francë-Belgjikë

30.06.2024 - 22:04

E hëna premton spektakël në Europian pasi në fushë do të zbresin Franca dhe Belgjika. Dy kombëtare që në përbërje të skuadrës kanë yje të futbollit europian dhe që do të matin forcat për një biletë në çerekfinale në stadiumin e Dyseldorfit.

Sulmi i Francës akoma nuk ka fituar besim pasi fazën e grupeve e mbylle me vetëm dy gola, një Kilian Mbape nga penaltia dhe një autogol i mbrojtësit Veber në duelin ndaj Austrisë. Ndërkohë, Belgjika po vuan shumë revoltën e tifozëve të saj që në ndeshjen ndaj Ukrainës e kanë masakruar me kritika ndonëse belgët e siguruan kualifikimin më tej. Deshamps ka dyshime nëse do të rikthejë Grizman si titullar në ndihmë të Kilian Mbape. Dueli Francë-Belgjikë do të luhet këtë të hënë në orën 18:00.

Edhe mbrëmje premton emocione. Portugalia e Ronaldos përballet me Slloveninë. Pas disfatës me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit në grup, tani për luzitanët nuk ka më justifikime dhe në 90 minuta do të vendoset gjithçka.

Ndeshja e fundit që këto dy kombëtare janë përballur më njëra-tjetrën ka qenë një miqësore në mars ku Sllovenia fitojë 2-0, ndërsa Portugalia me trajnerin Roberto Martinez regjistroi humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në krye të luzitanëve që kur mori drejtimin nga tekniku Santos. Ndeshja e së hënës, për Ronaldon vlen jo vetëm për të kaluar në çerekfinale, por për të thelluar dhe më shumë rekorde, ndërsa Portugalia mbetet një ekip pretendent që të fitojë titullin e dyte si Kampion Europe. Dueli Portugali-Slloveni do të nis në orën 21:00.