MENU
klinika

Temperaturat 40 gradë celcius

Stuhi shiu në Rusi, Kinë e Indi! Europa e Ballkani “digjen”

23.06.2024 - 20:20

Fundjavë zjarr, por edhe stuhi shiu kjo po kalon bota. Nëse Kina, India dhe Rusia po kalojnë orë me shi të dendur e përmbytje masive, që kanë shkaktuar edhe dhjetëra viktima, ndonëse në temperatura ndjeshëm të larta, Europa po përjeton ditët e para të asaj që pritet të jetë vera e zjarrtë.

Temperaturat kryesisht në Italie Greqi, prej të premtes, i arritën 40 gradë, ndonëse në diell, turistët thonë se duhet vetëm ujë dhe durim për të mbijetuar. Jugu i Italisë po digjet, thonë vendasit dhe të huaj që kanë zgjedhur fund qershorin për të pushuar atje.

Fillimjava e ardhshme, sipas meteorologëve, pritet të sjellë një rënie të temperaturave dhe stuhi shiu, por përsëri do të jetë nxehtë për shkak të erërave nga veriu i Afrikës që kanë përfshirë jugun e Europës, por edhe Ballkanin tonë. Në 8 qytete italiane autoritetet kanë nisur me paralajmërime për kujdes ndërsa Akropoli vazhdon të qëndrojnë mbyllur. Edhe në Turqi, temperaturat kanë shumë herë më të larta se zakonisht për këtë periudhë, në mesditë, edhe 10 gradë më lart se normalja ditore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Metereologët, parashikime shpresëdhënëse

“Europën e pret një dimër tejet i ngrohtë!”