Rishikohet kësti paraprak për një kategori tatimpaguesish duke përfshirë paraprakisht shpenzimin minimal prej 30% për profesionistët e lirë.
Pas ngërçit të krijuar me këtë kategori e cila u ankua se nuk i ishin njohur shpenzimet e zbritshme, administrata ka arritur në përfundimin se për një kategori prej rreth 9.000 tatimpaguesish mund të merret parasysh shpenzimi minimal në masën 30%, sikurse e njeh ligji.
Sipas drejtorisë së tatimeve në total në vend janë rreth 25.000 mijë subjekte që ofrojnë shërbime profesionale në total.
Në rillogaritjen e tatimit janë përfshirë 3 kategori si Tatimpaguesit, që gjatë vitit 2024 figurojnë me dy përgjegjësi tatimore ata që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024 dhe personat fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë.
Në këtë mënyrë një tatimpaguesi që i është llogaritur kësti 102 mijë lekë kësti i parapagimit që paguhet në muajin prill për muajin maj, pas korrigjimit, i është zbritur 30% dhe ky biznes do të paguajë 70,200 lekë.
Administrata Tatimore thekson se këto janë parapagime dhe se përllogaritja finale e Tatimit mbi të Ardhurat do të kryhet në deklaratën vjetore të vitit 2024.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoj në 18 qershor ankimimin e grupeve të interesit në lidhje me tatimin e profesionistëve të lirë. Ata kërkojnë pezullimin e këtij ligji me argumentin se i ka krijuar kosto shumë të larta.
Tatimpaguesit që ofrojnë shërbime
- Në total 25 mijë subjekte
- Përfitojnë ulje 9 mijë subjekte
Rillogaritja e tatimit:
- Kësti ishte 102 mijë lekë
- Bëhet 70.200 lekë