MENU
klinika

Historia e turkut dhe një “tradhtar”

Të pathënat e vrasjes së shqiptarit Reols Hysenli në Gjermani

15.06.2024 - 12:51

Mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit 27-vjeçar Reols Hysneli nga Burreli vitin e kaluar në këtë shtet.

Siç u raportua më herët, autorësinë e vrasjes e mori përsipër një 17-vjeçar nga Kukësi, por dëshmia e tij jo e plotë bëri që policia të vazhdonte hetimet.

Pas verifikimit të provave, policia dyshon se i riu është vrarë nga një shtetas turk, ndërsa së fundmi prokuroria dyshon se gjithashtu është i përfshirë edhe një shtetas shqiptar, i identifikuar, por që rezulton se është arratisur në drejtim të Belgjikës.

BILD shkruan se bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal që merret me trafikun e drogës, ku bën pjesë edhe turku, Ferhat K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli, alias Reols Hysneli.

Shqiptari i identifikuar si Ardit B. ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K., i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës.

Raportimi i BILD vijon:

Tre persona, me origjinë shqiptare, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut. Tre burra ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge. Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B.

Situata është përshkallëzuar kur Ardit B. nxjerr një “Glock” nga brezi dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32- vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës. Por, kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Albano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë.

Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën. Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët, nëpërmjet Büdelsdorf (SchlesëigHolstein). Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje–dhe ai nuk është i panjohur.

Ai është Ferhat K.(30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi Hysneli pas një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein). Që atëherë ai është në kërkim ndërkombëtar për turkun.

Ndërsa Ferhat K. është ende në arrati, në Belgjikë u arrestua Ardit B.. Kur hetuesit zbuluan vendndodhjen e tij, ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe 32-vjeçarit. Por oficerët arritën ta vendosin në pranga shqiptarin dhe ta ekstradojnë në Gjermani.

Ardit B. akuzohet për tentativë vrasjeje. Në gjykatë, i pandehuri i cili tashmë është deportuar tre herë në Shqipëri ka mohuar krimin.

Si bashkëpunuan me Suel Çelën për të manipuluar opinionin publik

Masat e sigurisë ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK reagon zyrtarisht

Atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela!

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas

Rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie

Gjyqtarë, policë dhe gazetarë! Goditja e grupit kriminal, SPAK njoftim zyrtar