– Tradhtar i shtetit quhet një person që bisedon tinëz me një kriminel të një shteti të huaj, i cili ka vrarë policë të shtetit tënd!
– Tradhtare je, se çka je tjetër kur e fsheh që ke biseduar tinëz popullit tënd me një kriminel, i cili tallet me policin e vrarë E.Z. dhe ti i thua atij ‘po po e di që s’je fajtor demek’.
– Nëse mendon Glauku që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!
– Nëse janë normale këto biseda, pse i fshehni dhe i mohoni!
– I fshehni dhe i mohoni sepse janë të turpshme.
– Të ishin për mburrje, nuk do të ishin sekret.
– E vet fakti që i mohon bisedat me Radojçiqin dhe i konsideron si biseda normale, por s’ke këllqe t’i pranosh, domethënë tradhtia juaj është kolektive.
– Dhe këtu ka një agjendë antishtetërore.
– Nëse nuk ka agjendë antishtetërore – dikush duhet të distancohet nga këto sekrete antishtetërore.
– Mua më intereson të jetë i pastër veç Albin Kurti, sepse të tjerët në atë Lëvizje nuk mendojnë.
– Nëse mban sekrete me kriminelë kundër vendit tënd – je tradhtar, se çfarë je tjetër. Vëja emrin vet sekreteve t’ua me kriminelë serbë.
– Kështu e definon bota demokratike tradhtinë.
– E nëse s’je tradhtare, ishalla s’je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serv dhe trego pse i ke thënë Simiçit ‘e di se jeni të ndershëm’!
– Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së!
– Veteranët janë Liria jonë, janë ndërgjegja jonë!
– Kushdo që punon kundër UÇK-së është tradhtar…
Se, çka është tjetër!
– ‘Nanat gjakovare’ i përdore për ta fituar pushtetin e për t’u bëre halli yt edhe kundër heronjëve.
– Shikoje fotografinë e Leotrimit, zonjë! Dhe, kërko falje!
– Sepse, as Albini, as Zoti, as askush mbi këtë tokë nuk mund të ta fshij tradhtinë….
Ti që për karierë s’ke lënë dhimbje nane pa përdorë.
– Nëse s’është kështu si them unë, trego ti domethënien e bisedave t’ua sekrete me kriminelë serbë.
– Je bërë e pasur dhe lufton me kriminelë serbë për t’i lënë veteranët e UÇK-së të varfër e të mjerë.
Pse?
Çka t’u ka tekë?
Si quhet ky gjest i joti?
Vëja vet emrin!
– S’ka pasuri që ta lan fytyrën.
S’të lan Ereniku!
S’të lan asgjë.
Mendoj unë.
– Veç një kërkim falje publike.
As dorëheqje mos jep.
– Veç pranoje se nuk është mirë të bashkëpunosh me vrasës serbë kundër veteranëve të pafajshëm, të varfër, të lënë e të harruar nga shteti… vetëm pse luftuan për liri!
P.S. Lirisht më quaj biç.