Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim, në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku.
Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, e cila është të hënën më 24 qershorit në Dyseldorf.
Daku, pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë, e cila u mbyll me rezultatin 2-2, mori megafonin e Tifozave Kuq e Zi, duke artikluar dhe nxitur kore raciste kundër maqedonasve dhe serbëve. Sjellja e tij është kritikuar shumë në opinionin publik dhe atë sportiv. Fillimisht ka qenë Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ajo serbe, që kërkuan nga UEFA të merren masa ndaj Dakut.
Komisioni i UEFA-s është ,mbledhur dhe ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës.