MENU
klinika

Nesër ndeshja me Kroacinë

UEFA: Shqipëria me 3 ndryshime në formacione! ‘Penalizohet’ Hysaj

18.06.2024 - 15:38

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve Sylvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, krahasuar me sfidën përballë Italisë. Referuar formacioneve të mundshme të ndara nga faqja e UEFA-s, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë. Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun.

Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, ku në fushë pritet të jetë edhe Asani, i cili ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor. Por Asani ëshët stërvitur dje me ekipin dhe është në gjendje të mirë, bashkë me Mitajn që pati një lëndim të lehtë. Gjithsesi, trajneri Sylvinho është ende në ‘presion’ dhe formacionin përfundimtarë do ta caktojë vetëm pas stërvitjes së fundit.

Kuqezinjtë ndodhen në qytetin e Hamburgut, ku do të mbahet edhe ndeshja. Stërvitja e fundit do zhvillohet sot pasdite në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja, pasi UEFA ka merak gjendjen e fushës që të jetë mirë për ndeshjen e së nesërmes. Ndërkohë, në në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet mes dy vendeve, ndonëse dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe njëkohësisht janë edhe dy vende ballkanike. 57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg, ku pritet sërish si në ndeshjen me Italinë që të dominojnë tifozët shqiptarë. Gjykimi i ndeshjes do të jetë në dorën e një arbitri francez, François Letexier.

Formacionet e mundshme:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq