MENU
klinika

Rama ndan pamjet

“Ura e Bilçës një ndër investimet më strategjike të Beratit”

19.06.2024 - 11:03

Në Berat po vijon puna për përfundimin e ndërtimit të Urës së Bilçës brenda afateve të parashikuara e cila do të afrojë më shumë zonat rurale me ato urbane.

Ura e Bilçës e cila ishte një mit urban që diskutohej jo vetëm nga banorët e zones, prej më shumë se 50 vitesh të cilët nuk e besonin se do të realizohej, por tashmë po bëhet realitet.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Urës së Bilçës duke theksuar se është një ndër investimet më strategjike për qytetin.

Rama nënvizon se kjo urë do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.

Kjo Urë do të zgjerojë paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e eko-turizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metër dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metër ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi të dedikuar për biçikleta.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier