MENU
klinika

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër

17.06.2024 - 12:39

Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe!

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.

Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ekskluzivisht siguroi vendimin e lexuar këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, nga ku gjykatësi çështje rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”.

“Ka një identitet dhe strukturë politike…“

Alibeaj: Do kemi një parti të re

‘Demonstrim për të treguar muskujt’

Kadilli: Protesta nuk pret datën 11…

“Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin”

Rama: Transparencë mbi çdo vendim apo kontratë të nënshkruar