Ditën e djeshme ka ndodhur një sherr mes tifozerive, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.
Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Tatin sin juri da se pobije sa navijačima Engleske ali Kobre mu ne daju! Kakav otac takav sin!
Preuzeto sa ig: neceznurisano pic.twitter.com/3oULGPNQzD— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) June 16, 2024
Një media kroate ka hedhur dyshime për përfshirjen e djalit të Vuçiç, Danilo Vuçiç. Madje në rrjet po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se është djali i Vuçiç, teksa tenton që të përfshihet në konflikt, por disa persona e mbajnë nga krahët.
Sipas medias kroate, ata ishin anëtarët e “Cobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij.