Paola Spahiu, recepsioniste në hotel ka folur mbi ngjarjen e ndodhur në Dhërmi. Ajo tregon detaje se kur kishte nisur pune 31-vjecari dhe mbi kontaktet që autori dhe 31-vjeçari kishin me njeri tjetrin.
Prononcimi i recepsionistes:
Kur ka filluar punë?
Paola Spahiu: Nuk ka shumë kohë, ka disa ditëm, diku te 5 ditë.
Si e njeh ti?
Paola Spahiu: Ishte një tip i lëvizur, nuk është se më është dukur si djalë i rregullt.
Po Geraldin, dhëndrin e pronares?
Paola Spahiu: Nuk është se kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit, nuk është se jemi ndeshur për të biseduar.
Kur e le turnin dje në darkë dhe kush të ndërrojë?
Paola Spahiu: Në orën 22:30 më ndërroi ai, e kisha për ta ndërruar në orën 23:00 , por erdhi më herët.
Ju flini këtu, keni dëgjuar zhurmë pas 230:00. Ndonjë të shtënë?
Paola Spahiu: Jo absolutisht, Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Unë po rrija në celular.
Ju çfarë kishit parë, a flisnin njëri me tjetrin?
Paola Spahiu: Kjo ishte ajo që na çudiste, sepse nuk kishte asnjë lloj kontakti nga të tjerët.
Kur e morët vesh ngjarjen?
Paola Spahiu: Ngjarjen e morëm vesh nga ora 9:00, sot në mëngjes, kur erdhi mami më solli mëngjesin te dhoma. Me sa thonë këta, tek pjesa e parkimit, tek dhomat e stafit. Do vazhdojmë punë. Policia na mori në pyetje dhe kemi dhënë informacion me pyetjet që na bënë. Ai erdhi këtu dje kërkoi punë si një i panjohur, kërkoi punë si djalë i ri, që po kërkoj punë dhe kaq. Nuk tha gjë, tha po kërkoj punë për barist, se ishte barist dhe i thanë këta që do pres sa të filloj bari dhe tha po ashtu hajde puno recepsion.
Po Geraldin e njihje më parë?
Paola Spahiu: Unë personalisht? Jo jo, është e hera e parë që punoj këtu. Ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë.